Anglia vendosi një rekord të padëshiruar në histori të “Euro 2024” me humbjen nga Spanja

Prishtinë | 15 Kor 2024 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Anglia ka vendosur një rekord të padëshiruar në Kampionatin Evropian kundër Spanjës.

“Tre Luanët” pësuan një disfatë zemërthyese teksa Mikel Oyarzabal shënoi golin e fitores në minutën e 86-të për të parë Spanjën të fitojë Euro 2024 me një fitore 2-1 ndaj Anglisë.

Pritja e Anglisë për një trofe tani hyn në vitin e 60-të.

Pritja e Anglisë për të fituar një trofe të madh vazhdon, ndërsa lojtarët e Southgate tani janë bërë skuadra e parë në historinë e Euros që humbet dy finale radhazi.

Kjo padyshim se nuk është e mirëpritur për një kombëtare të madhe, pasi njihen edhe si “djepi i futbollit”.

Anglia kishte pësuar humbje në finale nga Italia në euro 2020, ndërsa tani edhe nga Furia e Kuqe në Euro 2024.

Të ngjashme