Si pjesë e projektit të Anibar “Kultivimi i kulturës së animacioneve midis Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit” i cili u zbatua para dhe gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar me mbështetjen financiare të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim me shfaqjen e një programi të përbashkët të filmave të animuar në të gjitha vendet partnere: Kosovë, Hungari, Sllovaki, dhe Poloni.
Ky program është kuruar me qëllim të prezantimit të filma vetë animuar të prodhuar nga të gjitha vendet partnere, dhe do të shfaqet nëse cilin nga këto vende. Kjo ngjarje do të organizohet për të forcuar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin midis vendeve partnere në fushën e animacionit, dhe me qëllim të promovimit të filmave dhe film bërësve të rinj nga këto vende.
Në muajin nëntor shfaqja e filmave do të fillojë në Hungari duke vazhduar në Sllovaki, në muajin dhjetor programi shfaqet në Kosovë, dhe në muajin janar programi shfaqet në Poloni.
Shfaqja e parë mbahet me 14 nëntor në Budapest në Universitetin Metropolitan të Budapestit në ora 16:00.