Një nëndetëse gjermane, e fundosur në Luftën e Parë Botërore, u rishfaq në brigjet e Francës Lëvizjet e rërës në plazhin e Wissant, pranë Calais, kanë bërë që UC-61 të rishfaqet më shumë se 100 vjet pasi ishte fundosur.
Ajo u përmbyt në korrik 1917 dhe të gjithë 26 anëtarët u dorëzuan tek autoritetet franceze. Kryebashkiaku i Wissant Bernard Bracq tha se UC-61 duket “çdo dy deri në tre vjet”, por pas ngritjes së erës, ajo do të zhduket përsëri’.
Pjesët e anijes gjithashtu kanë qenë të dukshme që nga dhjetori. Historianët besojnë se UC-61 fundosi të paktën 11 anije, duke hedhur mina ose silurë. Anija u mbërthye në rërë gjatë mjegullës së dendur dhe u shkatërrua nga ekuipazhi i saj me qëllim që të mos bie në duart e aleatët që luftonin kundër Gjermanisë naziste, transmeton CNN. UC-61 ishte drejtuar në Boulogne-sue-Mer dhe Le Havre kur ajo hasi në telashe.
Nëndetëse kishte kohën e zhytjes prej 48 sekondash dhe ishte e aftë të vepronte në thellësi 50 metra.