Një anije kozmike ruse ka dërguar furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Anija kozmike Progress 75, u takua me ekuipazhin prej tre anëtarësh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës – astronautin amerikan Chris Cassidy dhe astronautët rusë Anatoly Ivanishin dhe Ivan Vagner. Anija kozmike ruse do të qëndrojë në Stacionin Ndërkombëtar për shtatë muaj.
Kjo anije robotike, po ashtu mund të ndihmojë ekuipazhin e kapsulës Dragon të kompanisë SpaceX, kur të bëjë fluturimin e parë, të paraparë më 27 maj.
Fluturimi i kapsulës Dragon do të shënojë fluturimin e parë në orbitë të njerëzve nga Shtetet e Bashkuara, që prej se NASA u tërhoq nga këto fluturime më 2011.