Anija më e madhe e forcave detare iraniane, Kharg, është kapluar nga zjarri në orët e hershme të së mërkurës në Gjirin e Omanit në rrethana të panjohura, ndërsa më vonë është fundosur.
Deri më tani nuk është raportuar për pasoja në njerëz, ndërsa shkaqet e incidentit janë të panjohura, shkruan Tehran Times.
Sipas raporteve, me ndihmën e ekipit për kontrollimin e dëmeve, i tërë ekuipazhi është evakuuar nga anija dhe janë vendosur në breg.
Përpjekjet e forcave civile dhe ushtarake për ta shuar zjarrin dhe për ta shpëtuar anijen ishin të pasuksesshme. Anija u fundos më vonë.
Anija logjistike “Kharg” ka qenë në shërbim të ushtrisë iraniane që nga viti 1984.