Artistja shqiptare, Anisa Veseli, ka pak kohë që i është futur tregut muzikor shqiptar.
Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë e pëlqyer nga publiku dhe deri më tani ka lansuar një sërë projektesh.
E njëjta së fundmi ka qenë pjesë e emisionit NIN, ndërsa ka folur më shumë për karrierën muzikore e po ashtu edhe për jetën personale.
E pyetur se me kë nuk do të bashkëpunonte, krijuesja e “Qyqek” nuk ngurroi të përmendte emrin e artistes Morena Taraku.
Më pas, asaj iu kërkua të listojë nga më e mira tek më pak e mira, tre rivalet e saj, Melindën, Taynën dhe Rinën – teksa reperen nga Istogu e la të fundit.
Anisa debutoi në fillim të këtij viti me këngën “Foto Foto” që për pak muaj ka grumbulluar afro tre milionë klikime në platformën YouTube.
Këngëtarja që nga fillimi i karrierës ka bashkëpunuar me producentin Rzon, i cili qëndron edhe prapa shumë hiteve të njohura në shqip.