Jennifer Aniston dhe David Schwimmer kanë pranuar pëlqimin e tyrë të fortë gjatë xhirimit të serialit “Friends”. Moderatori James Corden i pyeti aktorët nëse ndonjë prej tyre ka qenë i përfshirë në një romancë përtej ekranit.
52-vjeçarja Aniston u tërhoq menjëherë për ta lënë Schwimmer që të fliste për këtë gjë.
“Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy ne kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi ai.
Fansat e filmit kishin spekuluar prej kohësh nëse kimia midis Aniston dhe Schwimmer mund të kishte ndezur një romancë të vërtetë, dhe kjo ishte hera e parë që ata të dy konfirmuan pëlqimin e tyre në një mënyrë kaq të drejtpërdrejtë. Megjithëse kanë kaluar 17 vjet nga seriali i njohur, momentet ikonike të Ross dhe Rachel kujtohen sërish me nostalgji nga fansat.