Çifti hollivudian, Jennifer Aniston dhe Justin Theroux, kanë njoftuar se po shkurorëzohen pas dy viteve martesë, bën të ditur BBC.
Dy aktorët u njohën në xhirimet e filmit “Wanderlust”, ndërsa pas lidhjes katërvjeçare vendosën të martoheshin (në gusht 2015).
Tash, përmes një njoftimi për media, e kanë konfirmuar vendimin e përbashkët për shkurorëzim duke mos dhënë detaje rreth ndarjes.
“Ne jemi dy miq shumë të mirë, të cilët kanë vendosur të ndahen si çift, por jemi i gëzohemi vazhdimisht të miqësisë sonë”.
“Natyrisht, këtë është dashur ta bënim privatisht, mirëpo duke qenë se industria e thashethemeve nuk do ta humbte shansin për të spekuluar dhe për të fabrikuar shumëçka – dëshirojmë që ta bëjmë të ditur të vërtetën”.
“Mbi të gjitha, jemi të vendosur ta respektojmë dhe ta duam njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e çiftit.
Kjo është martesa e dytë e dështuar Anniston, e cila ka qenë e martuar për katër vite me Brad Pittin, me të cilin u ndanë në vitin 2005.