Anita Haradinaj i reagon publikisht gruas që tha se e sulmoi: Nuk po t’njoh, tjetërkund e ki hallin

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Majlinda Haziri nga Prishtina po thotë se është sulmuar fizikish nga bashkëshortja e kryeministrit në largim, Ramush Haradianjt, Anita Haradinaj. Përmes një komenti në rrjete sociale, kjo e fundit ka reaguar publikisht duke thënë se nuk e njeh gruan në fjalë dhe se qëllimi i saj ka qenë ‘të tregojë se është më e mirë se ajo’.


Haziri sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është sulmuar fizikisht nga Anita Haradinaj në një prej lokaleve të natës në kryeqytet.

Ndaj këtij shkrimi të gruas në fjalë ka reaguar publikisht gruaja e Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e cila po thotë se halli i kësaj gruaje ka qenë të duket më e mirë se vet ajo.

“E dashur Majlinda që unë nuk po t’njoh. Po jemi knaq mbreme eshte e vertete, dhe po ashtu eshte e vertete qe ke ardh me pushu afer meje se mesiguri t’paskan vra shtikllan, pastaj po edhe je ul lart ne koltuk biles e ke thirr edhe nje shoqe me ardh me u ul aty! E qysh je rrezu e tek je rrezu une as nuk e di, as nuk po tnjoh. Nese e paske pas hallin me tregu qe je ma e mire se une kjo eshte tjeter gje pastaj”, ka shkruar Anita.

Ndryshe, Majlina Haziraj pak më parë deklaroi se këtë rast nuk e ka lajmëruar në polici për shkak të shoqërisë që e ka me disa anëtarë të familjes Haradinaj


Të ngjashme