Anjeza Shahini në fillim të muajit mars u bë nene, pasi solli në jetë vajzën e saj, Victoria Kelis Connolly.
Prej disa kohësh ajo jeton në Angli, ku është zhvendosur për të qenë pranë bashkëshortit të saj, diplomatit Paul Edward Conollyn.
1 muaj pasi solli në jetë vogëlushen, Anjeza duket se i është rikthyer punës, sigurisht në atë që di të bëj më mirë, në muzikë.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo na tregon se është duke bërë rolin e trajneres së zërit dhe ka ndarë me ndjekësit e saj një moment kur është duke punuar me një artiste të re. /lapsi.al