Ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë mbahet më 21 tetor

Prishtinë | 14 Tet 2024 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 21 tetor 2024 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme