Më 21 korrik 2023, Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kishte publikuar njoftimi për tenderin me titull “Avancimi i platformës së prokurimit elektronik – nderlidhja me sistemin e Thesarit”- që nga atëherë, ky aktivitet i prokurimit është pezulluar dy herë. Vlera e parashikuar e tenderit është 75 mijë euro. Çka dihet?
Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kishte hapur tender me vlerë e 75 mijë eurove, para një muaji. Lloji i procedurës që është ndjekur për këtë tender, ishte procedura e hapur dhe kriter i dhënies së tenderit ishte çmimi më i ulët.
Në garë për këtë tender ishin katër kompani.
Grupi i operatorëve ekonomik NOVUS shpk, Global CT Digital Kosovo shpk, me vlerë të ofertës 34 mijë e 343 euro, kishin çmimin më të ulët në këtë aktivitet.
Ndërkaq, grupi i operatorëve ekonomik Cacttus SH.A. Harrisia shpk, ofertuan me 45 mijë e 312 euro.
Operatori ekonomik Inter Adria LLC ofertoi me 56 mijë e 640 euro, ndërsa, grupi i operatorëve ekonomik JV INFODOM – KOMtel PROJEKT ENGINEERING; Korntel Project Engineering SHPK, ofertuan me çmimin më të lartë, pra me 71 mijë e 980 euro.
Pavarësisht pse krititer i dhënies së kontratës ishte çmimi më i ulët, Agjencia Qendrore e Prokurimit, rekomandoi për dhënie të tenderit grupit të operatorëve ekonomik “JV INFODOM – KOMtel PROJEKT ENGINEERING; Korntel Project Engineering SHPK”.

Çka ndodhi?
Aktiviteti i prokurimit ishte pezulluar fillimisht më 23 gusht, pas akesave të dy operatorëve ekonomikë.
Në vendimin për pezullim nuk ka arsye, por siç mund të shihet në fotografinë më poshtë, aty thuhet se: “Agjencia Qendrore e Prokurimit, duke vendosur sipas kërkesa për ri-shqyrtim të operatorëve ekonomik “Cacttus” Sh.a dhe NOVUS SH.P.K lidhur me aktivitetin e Prokurimit “Avancimi i paltformës së prokurimit elektronik – ndërlidhja me sistemin e Thesarit…”.