Fermerët e Kukësit prodhojnë ndoshta pataten më të mirë në Ballkan. Kjo gjë duhet të ishte fitim për ta. Por pikërisht në Kukës mbërrin prodhimi i fermerëve të Kosovës apo nga Korça. Kurse vetë kuksianët përfundojnë ndoshta duke e groposur pataten e tyre.
Fermerët në Kukës janë në pikun e vjeljes së patates. Është produkti më i kërkuar dhe autokton i zonës e që dallohet për cilësi të lartë. Mundi është shumë i madh.
Punojnë gjatë gjithë viti për pataten dhe e kanë të vetmin burim të ardhurash. Por problemi i madh i tyre është tregu.
Thonë se nuk i mbulojnë dot shpenzimet, farërat, pesticidet apo transportin. Tregtarët ua kërkojnë me çmim të ulët, për të cilin nuk kanë leverdi.
Në Kukës çdo vit prodhohen rreth 7 mijë tonë patate, e pjesa më e madhe e tyre përdoret për nevojat e tregut të brendshëm.
Ende nuk është arritur markimi i saj dhe certifikimi i standartit edhe pse disa shoqata të bujqësisë po merren me këtë proces.