Një banor i Fushë Kosovës është ankuar rreth një shtylle elektrike.
Në pamjet që ka dërguar ky banor, kjo shtyllë elektrike shihet të jetë e dëmtuar, dhe e cila po mbahet vetëm me një lidhëse plastike.
Sipas tij, KEDS-i nuk po i përfillë kërkesat e banorëve të kësaj ane për rregullimin e problemit.
“Kjo shtyllë po përbën rrezik për jetën e njerëzve që jetojnë në lagjen “29” në Fushë Kosovë”, ka thënë tutje banori, njofton Klankosova.tv.
Sakaq redaksia ka kontaktuar dhe me zyrtarë të KEDS-it, derisa është ende në pritje të një përgjigje.
