Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
Edhe pse çifti nuk e konfirmuar lajmin, revista spanjolle Hola! ka publikuar fotografi të çiftit nga pushimet në Miami, ku shihet barku i fryrë i ish-tenistes.
Anna dhe Enrique njihen për përpjekjet e tyre që ta mbajnë jetën private sa më larg syrit të publikut, prandaj kjo nuk është asgjë e re.
Ata e kishin mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë së parë (në vitin 2017) deri kur Kournikova i solli në jetë binjakët, Lucy dhe Nicholas.
Madje ishte spekuluar se binjakët i kishte sjellë në jetë një nënë surrogate, gjë që u hodh poshtë nga Anna përmes fotografie nga shtatzënia.