Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është shfaqur mjaft energjike kur drejt saj u hodhën vezë nga persona që shfaqnin protestë ndaj politikave të saj.
Kjo ndodhi në një moment kur ajo po bënte paraqitjen e saj në një ngjarje të fushatës zgjedhore të Partisë së Gjelbër në Laurentiusplatz të Wuppertal, përcjell klankosova.tv.
Lidhur me këtë, Baerbock siç shihet, po mësohet me paraqitjet e saj publike, meqë thuhet se ajo nuk shfaqi aspak nervozitet.
”Mund të hedhësh vezë sa të duash”, dëgjohet ajo t’ju drejtohet sulmuesve me vezë.
Bundesaußenministerin @ABaerbock ist bei einer Wahlkampf-Veranstaltung in Wuppertal mit Eiern beworfen worden. Wie sie reagierte und was mit der Werferin passierte. 👇🏻 pic.twitter.com/1gIoxcEUC1
— WDR aktuell (@WDRaktuell) May 9, 2022