Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, sqaron për opinionin se përfaqësuesit e tyre nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve për marrëveshjen e linjës ajrore, Prishtinë-Beograd, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara, përmes një statusi në Facebook, ka sqaruar se përfaqësuesit e ANP “Adem Jashari” LKIA nuk kanë qenë pjesë e takimeve, diskutimeve dhe as e vendimeve.
Ajo shton se çdo kompani që merr leje nga këto dy autoritete mund të operojë te ne dhe ne do t’u ofrojmë shërbime.
Ky është statusi i saj i plotë në FCB:
Kohëve të fundit kemi pranuar shumë pyetje në lidhje me linjën Beograd – Prishtinë prandaj dua të sqaroj se:
Përfaqësuesit e ANP “Adem Jashari” LKIA nuk kanë qenë pjesë e takimeve, diskutimeve dhe as e vendimeve.
Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Ministria e Infrastrukturës janë dy autoritete që japin leje Kompanive Ajrore për të operuar/fluturuar në destinacionin e Prishtinës.
Çdo kompani që merr leje nga këto dy autoritete mund të operojë te ne dhe ne do t’u ofrojmë shërbime.