Pas paralajmërimeve për protesta nga punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët e aeroportit në një komunikatë dërguar medieve kanë njoftuar se të gjitha fluturimet e parapara për datat 19, 20, dhe 21 gusht do të realizohen me kohë.
“Dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë planifikuar të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se të gjitha fluturimet e planifikuara në datat 19, 20 dhe 21 gusht do të realizohen në kohë”.