Sulmuesi 16-vjeçari, Ansu Fati është bërë lojtari më ri në histori të Barcelonës që shënon një gol në kampionatin spanjoll, La Liga.
Sulmuesi i talentuar ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës, një javë pas debutimit me këtë klub në moshën 16-vjeçare.
Ansu Fati ka arritur të gjej golin e barazimit 1-1 në ndeshjen ndaj Osasunas.
16-vjeçari ka shënuar me kokë pas asistimit të Carles Perez dhe ky gol ka bërë që ai ta arrij një rekord të madh.
Talenti nga Guinea-Bisau është bërë 16-vjeçari i parë në historinë e Barcelonës që shënon një gol të La Liga për këtë klub.
Përveç kësaj, Fati renditet tani si lojtari i tretë më e ri që shënon në La Liga.