Anthony Hopkins e pati një përvojë shpirtërore ndërsa po e shihte rikrijimin e Kapellës Sistine dhe Vatikanit në serinë “The Two Popes”.
Në filmin e ri Hopkins dhe Jonathan Pryce i luajnë figurat historike nga jeta reale Papa Benedikti dhe Papa Françesku, dhe derisa u xhirua në Romë, Itali, ekipi i dizajnit të produksionit ishte i ngarkuar për t’i rikrijuar vendet kryesore fetare pasi që ekipet filmike nuk lejohen t’i paraqesin strukturat e vërteta në kamerë.
Xhirimet në replikat e vendeve ikonike rezultuan jetëndryshuese për Hopkinsin, të cilit iu dha mundësia të mrekullohej me të vërtetë me arkitekturën historike dhe artin e shfaqur në vendet në fjalë, duke e përfshirë krijimin e pikturës së Adamit.
“Për mua ishte magjepsëse dhe kisha kohë ta analizoja dhe të mendoja pak rreth gjërave fetare dhe dizajnit”, tha Hopkins për Deadline. “Mund t’i shikoni të gjitha pikturat e shkëlqyera të Michelangelos, dhe është një interesante në vetë Vatikanin, në Kapellën Sistine, ku Zoti e prek gishtin e Adamit.”
Ai gjithashtu u largua me një vlerësim të thellë për punën e Mikelangjelos: “Mikelangjelo do të hynte në këto autopsi dhe do t’i hapte trupat”, shton ai. Dhe mendoj se mesazhi i tij ishte i thjeshtë. Mesazhi i tij ishte që Zoti, çfarëdo qoftë ai, është në ne. Ne mund ta kemi zhvilluar këtë ide të Zotit 300.000 vjet më parë.”