Kampioni i botës në boks në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, ka thënë se promotori i tij, Eddie Hearn, po bisedon me ekipin e Tyson Furyn për një duel të mundshëm në të ardhmen e afërt.
Joshua mbrojti titujt e tij në WBA dhe IBF në një përballje të vështirë ndaj Carlos Takam në “Principality Stadium” të Cardiffit.
Duke folur për Sky Sports teksa ateroi me helikopter në Londër, Joshua ka pranuar se ai dëshiron të përabllet me Furyn nëse ai përgatitet mirë fizikisht.
“Është Anthony Joshua kundër gjithë botës për momentin, unë duhet të luftoj ndaj të gjithëve”.
“Eddie Hearn ka të drejtë, si promotor është mirë për të, është mirë për mua dhe mendoj se do të jetë mirë për të gjithë që duan të më shikojnë mua dhe Tyson Furyn në ring”.