Antibiotiku më i fuqishëm natyror, mund ta bëni vetë

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Mënyra më e mirë që të mbroheni nga sëmundjet është imuniteti i fuqishëm

Për të pasur imunitet të fuqishëm është e nevojshme që të ushqeheni shëndoshëm, mirëpo mund të përdorni edhe një struk të vogël. Provojeni këtë pije.

Një lugë e kësaj pijeje në ditë mjafton që të përmirësojë imunitetin tuaj, por jini të kujdesshëm sepse është goxha djegës.

Para përdorimit të kësaj pijeje konsultohuni me mjekun.

Përbërësit:

– 700 ml uthull molle
– 1/4 e gotës hudhër të copëtuar imët
– 1/4 e gotës qepë të karamelizuar
– 2 speca të freskët
– 1/4 e gotës xhenxhefil të freskët
– 2 lugë rrepë
– 2 lugë kurkumë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit, me përjashtim të uthullës, i vendoni në një enë. I përzieni mirë, masën e hidhni në kavanoz dhe derdhni uthullën.

E përzieni kavanozin në mënyrë që përbërësit të bashkohen. Ta ruani në vend të ftohtë dhe pa lagështi, për 14 ditë.

Pas dy javëve kullojeni përbërjen, për kullim më mirë është të përdorni një fashë.

Të merrni një lugë të madhe në ditë.

Të ngjashme