Anton Quni bëhet kumbar i nipit të Agim Ramadanit

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 20:44 | Nga

Familja e Agim Ramadanit ka realizuar amanetin e tij, lidhjen me të madhe me familjen Quni, familjen e njërit nga komandantët me të spikatur të Betejës së Koshares, Anton Quni.

“Dje realizuam edhe një amanet të udhërrëfyesit tonë Agim Ramadani. Shoqërinë me familjen Quni e kurorëzuam me kumarinë për Kolosin nipin e vogël të Agimit”, thekson familja e Agim Ramadanit, komandant “Katanës”, transmeton lajmi.net.

“Urojmë që kjo kumari të vazhdojë në gjenerata. I gëzohemi kësaj kumarie dhe falënderojmë përzemërsisht për prezencën shokët e babit që na mbështetën në këto periudha, familjen e Anton Qunit, familjen e Xhafer Gashit, familjen e Musa Gjakovës, miqtë e familjes Hasani, familjen Berisha, familjen Dema si dhe pronarin e Vali Ranch-it z.Fehmi Fetahu për mikpritjen e tij në restoranin e mrekullueshëm në Përlepnicë! Me respekt familja Ramadani”, ka shkruar në fund familja Ramadani.

Agim Ramadani dhe Anton Quni, tash deputet i LDK-së, kanë qenë shokë të pandarë deri në momentin e rënies dëshmor të Agimit.

Image
Image
Image
Image
Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme