Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka treguar se ai nuk ka qenë mirë me shëndet.
Ai ka falënderuar doktorin e Spitalit Amerikan, Lulzim Brovina, fal të cilit siç ka thënë jeton me shëndet të plotë, raporton Gazeta Express.
Quni ka thënë se mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, e siguruan që t’i kthehet familjes dhe angazhimeve të përditshme.
Shkrimi i tij i plotë:
Shpëtimtari im
Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.
Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.
Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë