Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare.
Ndonëse nuk ka pranuar të jap më shumë detaje, ai ka thënë se pret që gjithçka brenda këtij procesi të jetë transparente.
“Po është e vërtet. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kamë bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka thënë shkurt Quni për Blic.
LDK ka filluar procesin zgjedhor të brendshëm i cili po zhvillohet nëpër degë dhe nëndegët e kësaj partie.