Antonela është ish banorja e BIg Brother VIP që ka bërë rrëmujë brenda shtëpisë.
E ftuar në emisioni ‘E diell’, iu është përgjigjur pyetjeve të shumta/
Ajo ka folur rreth personazheve që janë më fallso brenda shtëpisë.
Emri i parë sipas saj ishte Iliri, ku ajo sqaroi se ai është banori më fasadë aty brenda dhe që të gjitha që ai bën janë fallso.
Dhe emri i dytë është Arjola dhe sipas Antonelës ajo e ka përdorur shumë vuajtjen për lojë.
‘A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje’, tha Antonela.
Kujtojmë se Antonela u përfshi në debate shumë të ashpra me Big Mamën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme Big Brother VIP.