Antonio Conte është në bisedime të avancuara me Tottenhamin për t’u emëruar trajner i ekipit të parë.
Conte është trajner i lirë pasi e shkëputi marrëveshjen me Interin pak ditë pasi ia siguroi klubit titullin e parë në Serie A pas plot 11 vjetëve.
Ai nuk ishte i gatshëm të qëndronte në Inter për shkak të telasheve financiare me të cilat po përballet klubi zikaltër tani.
Në përputhje me ujdinë për shkëputjen e kontratës, Conte e ka të ndaluar ta marrë drejtimin e ndonjë klubi italian gjatë sezonit 2021/22.
Prandaj, ai ka kërkuar punë jashtë vendit dhe ishte në bisedime edhe me Real Madridin, para se gjiganti spanjoll të ndryshonte mendje dhe ta kthente në klub Carlo Ancelottin.
Edhe Paris Saint-Germain ishte mundësi për Conten, por kthimi në Premierligë gjithmonë ka qenë më i mundshëm duke qenë se ai e fitoi titullin atje me Chelsean.
Conte duket shumë emërimit në postin e trajnerit të Tottenhamit, ku do ta zëvendësonte të shkarkuarin Jose Mourinho.