Që trajneri Antonio Conte, nuk e do Icardin në skuadër kjo ka qenë e qartë, pasi Conte e ka thënë dhe më parë që nuk e do sulmuesin argjentinas në skuadër pasi ai rrezikon që t’i prishë grupin.
Mirëpo Conte ka qenë i detyruar nga drejtuesit interist, që ta marrë me vete Icardin në parapërgatitjet që po bënë skuadra “zikaltër” në Lugano të Zvicrës, pasi sulmuesi është ende pronësi të Interit, dhe në qoftë se ata do ta linin jashtë,ofertat në drejtim të futbollistit do të vinin të ulta.
Por pavarësisht se tekniku Conte ka qenë i detyruar për ta marrë, ai nuk e ka përfshirë lojtarin në stërvitje taktike duke e lënë atë të veçuar nga pjesa tjetër e grupit.
Duket se Conte dhe Icardi janë në një luftë të hapur me njëri-tjetrin, dhe klubi është i detyruar që ta zgjidhi këtë çështje sa më shpejt.