Antonio Guterres përsërit thirrjet për armëpushim në Gaza

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi.

Duke folur gjatë një vizite në Nepal, ai përsëriti thirrjen e tij për “një armëpushim të menjëhershëm humanitar, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe ofrimin e një ndihme të qëndrueshme humanitare në një shkallë që plotëson nevojat e popullit të Gazës”.

“Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake”, ka thënë Guterres.

Ai gjithashtu shprehu përsëri “dënimin e tij të plotë për sulmet e tmerrshme” të kryera nga Hamasi më 7 tetor dhe përcolli ngushëllimet e tij për familjet e dhjetë studentëve nepalezë që u vranë në sulm, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se shpresonte për kthimin e sigurt të një personi që ishte ende i zhdukur.

Të ngjashme