Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për emrin e ri të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai nuk do të jetë Vuk Jeremiq, siç priste e dëshironte Serbia, por portugezi Antonio Guteres.
Para dite AFP kishte njoftuar se kundër serbit Jeremiq do të jenë fuqitë perëndimore që kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë.
Kundërshtimin ndaj tij këto vendi e kishin bazuar në qëndrimin e Jeremiqit ndaj NAT-s dhe Kosovës.
Jeremiq NATO-n e kishte quajtur agresor, ndërsa për Kosovën kishte thënë se”vetëm mbi trupin e tij të vdekur do të anëtarësohej në KB”.