Antony Blinken konfirmohet si sekretar Amerikan i Shtetit

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, votoi të martën dhe ka konfirmuar Antony Blinken për postin e sekretarit të ri Shtetit.

Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë ndërsa 22, votuan kundër.

Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, zoti Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Ai tha se Kina ”përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim.

Blinken ka qenë zëvendës sekretar shteti gjatë administratës Obama dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin Joe Biden.

Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur zoti Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme