Anulohet konferenca e grupit “Asnji cent ma shume”, protesta mbahet më 25 shkurt

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shume”, ka njoftuar se konferenca e paraparë të mbahet sot në ora 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër.

Përmes një komunikate për medie, ky anulim vije si pasojë e shtyrjes së protestës për të premten më datë 25 shkurt.

“Ju njoftojmë që konferenca e paraparë të mbahet sot shtyhet për një ditë tjetër. Ky anulim vije si pasojë e shtyrjes së protestës për të premten, datë 25 shkurt.  Për detajet tjera, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme