Anulohet konferenca e Trendafilovës për çështje sigurie

Prishtinë | 13 Maj 2025 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep, ka bërë të ditur se konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë është anuluar për arsye të sigurisë publike, raporton Ekonomia Online.

“Mund të konfirmoj që ngjarja e sotme është anuluar për arsye të sigurisë publike dhe bazuar në këshillën e Policisë së Kosovës. Kjo është gjithçka që mund t’ju them për momentin. Do të shohim më vonë për ndonjë informacion shtesë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme