Anulohet ora policore në Kiev

Prishtinë | 26 Mar 2022 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Është anuluar ora policore në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko kishte shpallur orën policore nga mbrëmja e sotme deri në mëngjesin e së hënës, por kjo tani është anuluar.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për ndryshimin përveç se ka marrë “informacione të reja nga komanda ushtarake”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ora policore e zakonshme gjatë natës nga ora 20:00 deri në 07:00 do të mbetet në fuqi.

Të ngjashme