Turneu Grand Slam i tenisit Wimbledon është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan BBC.
Turneu ishte paraparë të mbahej nga 29 qershori deri më 12 korrik, por organizatorët kanë vendosur të anulojnë.
Wimbledoni është ngjarja e radhës e madhe që është prekur nga koronavirusi. Shkaku i virusit janë shtyrë për një vit Evropiani i futbollit dhe Lojërat Olimpike në Tokio.
Vendimi për Wimbledonin është marrë vetëm disa ditë pasi organizatorët e Grand Slamit tjetër “Roland Garros’, kanë vendosur të shtyjnë atë nga maji për në fund të shtatorit.
Të martën është raportuar se ka gjasa që gjithë stinori i tenisit të anulohet shkaku i përhapjes së koronavirusit.