Ministria e Infrastrukturës, përmes një komuniukate për medie ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike është anuluar vizita e ministrit Arban Abrashi te stacionin hekurudhor.
Komunikata e plotë:
Anulohet vizita në linjën 10 të hekurudhës
Ministria e Infrastrukturës ju njofton se vizita e ministrit, Arban Abrashi, në linjën 10 të hekurudhës së Kosovës, e paraparë për sot (e mërkurë, 05.08.2020), anulohet për shkak të kushteve atmosferike.
Për datën e re të kësaj vizite, do të njoftoheni me kohë.
Ju falemnderit për mirëkuptim.