Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, ka anuluar vizitën në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Në orën 13:20 ishte paraparë takim i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj me Richard Moore.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se ky takim është anuluar për shkaqe atmosferike.
“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit Haradinaj.
Të hënën, kreu i Qeverisë pati mysafirë nga Gjermania. Ishin dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg që i kërkuan Haradinajt ta heq taksën ndaj produkteve serbe.
Së fundmi në Kosovë kanë qëndruar edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata Trump.