Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit.
Ajo fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, ndërsa “Karma” mban titullin projekti me të cilin do të prezantohet.
Derisa është në finalizim të klipit, artistja e njohur ka ndarë një pjesë me fansat e admiruesit e muzikës duke u shfaqur në një fustan të bardhë e flokë kaçurrela.
“Isha duke qëndruar këtu në të ftohtë, duke menduar se ky videoklip do të jetë i mrekullueshëm. Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të marr kaq shumë dashuri vetëm nga traileri”.
“Do të vijë vërtet shumë shpejt dhe jam i sigurt që kemi bërë një punë të shkëlqyeshme me këngën dhe videoklipin! Dua të ju falënderoj nga zemra për të gjithë dashurinë që po tregoni ndaj meje. Keni durim. Më e mira nuk ka ardhur akoma”, shtoi Peristeri në një imazh tjetër të ndarë në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CLzC0dnDZca/?utm_source=ig_embed