AO, Williams mund numrin një për të kaluar në çerekfinale

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Serena Williams ka shënuar fitore ndaj Simona Halep me rezultat 2:1 në sete 6:1, 4:6, 6:4.

Amerikanes iu deshën më pak se dy orë për ta siguruar triumfin që ia mundëson kalimin në çerekfinale të Australian Open.

Në rast se Williams e rrëmben këtë Grand Slam sivjet, atëherë 37 vjeçarja do ta barazojë numrin e më së shumti Grand Slam-eve të fituara me Margaert Court, 24.

Të ngjashme