AOC paralajmëron monitorët e rinj nga partneriti me Porsche

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kompania AOC i ka paralajmëruar dy modele të reja në kuadër të linjës së saj të monitorëve, të cilët u krijuan në bashkëpunim me studion e dizajnit Porsche.

Modelet U32U1 dhe Q27T1 janë dy pajisje krejtësisht të ndryshme, raporton TechPowerUp.

Q27T1 është model më i vogël dhe e përmban një panel 27-inçësh IPS me rezolucion QHD (2560 x 1440p), i cili mbulon 90% të spektrit të ngjyrave NTSC dhe 107% të gamës së ngjyrave RGB. Ndriçimi i këtij monitori është 350 nite, ndërsa opsionet e konektimit janë të kufizuara në 2x HDMI dhe 1x DisplayPort. Kur bëhet fjalë për dizajnin, monitori karakterizohet nga një qasje minimaliste, me mbajtëse asimetrike metalike dhe një lustrim të bukur në anën e pasme, shkruan KOHA Ditore. Monitori është në dispozicion që nga nëntori.

Image

AOC U32U1, nga ana tjetër, implementon teknologji të lartë dhe pritet të jetë dukshëm më i shtrenjtë. Ekrani IPS prej 32 inçësh implementon rezolucionin 4K, panelin 10-bitësh me mbështetje për 90% të spektrit të ngjyrave DCI-P3 dhe është më interesant për përdoruesit profesionistë. Monitori e ka certifikatën VESA DisplayHDR 600 dhe mbështetjen për HDR10. Ekzistojnë një varg konektorësh, të cilët e përfshijnë 1x HDMI 2.0, 1x HDMI 1.4, 1x DisplayPort 1.2, 1x USB-C 3.0 si dhe 4x USB 3.1 (downstream). Monitori AOC U32U1 pritet deri në fund të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme