Shtabi Emergjent i Komunës së Shtimes ka apeluar te të gjithë banorët e komunës së Shtimes për ndërprerjen e vizitave familjare pasi që këto po dalin të jenë edhe burimi kryesor në bartjen e infeksionit COVID-19.
“Qytetarë të nderuar, keni kujdes është thirrje serioze dhe urgjente, ndërprisni vizitat, qëndroni në shtëpi, mbani distancën dhe mbani pastërtinë personale”, thuhet në njoftim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën se nëntë raste të reja me COVID-19 janë shënuar në fshatin Pjetërshticë të Shtimes.
Nëntë rastet e reja vijnë nga e njëjta familje ku ka rezultuar rasti i parë.