Të nderuar qytetar shqiptar, korrupsioni në Shqipëri tashmë është bërë mënyrë e vetme e mbijetesës, ngase, Edi Rama si egzekutues i obligimeve të marra nga Ju, në zgjedhjet e kaluara në vend që të promovohej si lider i proceseve demokratike dhe t’i realizonte premtimet e marra, ai u shndrrua nē një sinonim të krimit dhe korrupsionit, anembanë vendit. Andaj, U bëjë apel të që;
1. Para se të vendosni të votoni (në vend që të zgjidhni!), Ju duhet t’ia bëjnë vetes një pyetje elementare;A ja vlen të votosh në një palë zgjedhje ku, në shumicën e bashkive, kandidatit të vetëm i vetëmjafton vota e tij, për tu shpallur fitues?
2. Me këtē akt, Ju faktikisht vetëm e legjitimoni gënjeshtrën tashmë publike për zgjedhjet. Ngase, Ju e dini fare qartë se s’po zgjidhni, sepse, nuk keni minimalisht dy kandidat konkurrent në çdo bashki. Duke votuar, Ju rrezikoni kthimin në 30 vite prapa. Viteve… kur shqiptarët votonin (komunistat), por nuk zgjidhnin dot, të preferuarit e tyre.
3. Andaj, refuzoni kategorikisht farsën e improvizimit të Zgjedhjeve, dhe lëreni kryepushtetarin cinik, fikall në histerinë dhe deliriumin e vetëmjaftueshmërisë së tij narcisoide…
Fadil Maloku, sociolog, dhe Kryetar e Shoqatës së Sociologëve të Kosovēs (SHeSK)