Apeli e la në qeli, Veliaj ankesë në Gjykatën e Lartë

Prishtinë | 11 Sht 2025 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Kyebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë ankesë në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit.

Top Channel raporton se Veliaj e ka kundërshtuar vendimin e Apelit, që e la në qeli.

SPAK dërgoi në GJKKO dosjen e Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 16 persona të tjerë të pandehur, si dhe shoqëri apo organizata jo fitimprurëse.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme renditen 13 akuza për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ndërsa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, 12 akuza.

Të ngjashme