Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij.
Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.
Meta e kishte kundërshtuar vendimin në Apelin e Posaçëm, duke kërkuar shfuqizimin e tij. Me vendimin e sotëm, kërkesa e tij është rrëzuar.