Psikiatri Kosovar, Sami Rexhepi në një lidhje direkte për Gazetën Express, ka dhënë këshilla se si ti kalojmë më mirë këto ditë të karantinës në shtëpi.
Rexhepi ka deklaruar se detyrat gjatë qëndrimit të këtyre ditëve në shtëpi duhet që t’i marrim më me përgjithësi.
“Kënaquni në shtëpi. Për të qenë mirë me shëndetin mendor, duhet që detyrat tona ti marrim më me përgjithësi. Ne kemi shumë aktivitete me të cilat mundemi me u marrë në shtëpi. Kemi mjaftë detyra që ma herët i kemi anashkalu. Mos t’i marrim këto ditë si detyrimisht, sepse niveli i ankthit atëherë do të jetë më i lartë. Duhet të na udhëheq arsyeja e jo emocioni. Sa më të arsyeshëm, aq më lehtë do ta tejkalojmë këtë”, ka deklaruar për Express Rexhepi.
Ai ka thënë se pasojat e qëndrimit brenda
“…kemi me u çmallë, ndryshimi është i pashmangshë dhei domosdoshëm”, thotë ai.
E për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e psikologut mund të drejtohen tek ai.
“Ne kemi marrë si donacion tre numra telefonik ku prej orës 08:00 deri në ora 16:00 do të përgjigjen dhe do të japin këshill pa pagesë për qytetarët që kanë çfardo pengesa ose vështrësi që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, do të mund të marrin këshilla në numrin 08088 881. Popullata duhet ta kuptoj që nuk janë vet. Jemi me ta”, thotë Rexhepi.