Gjykata e Apelit në Milan ia ka konfirmuar dënimin me nëntë vjet burgim ish yllit të Brazilit dhe disa skuadrave evropiane, Robinho.
Ai derisa ka qenë pjesë e Milan në vitin 2013 bashke me pesë persona të tjerë akuzohen se kanë dhunuar një 22 vjeçare shqiptare, shkruan FoxSports, transmeton Klan Kosova.
Robinho ka qenë i dënuar në mungesë në nëntor të 2017-ës, ndërsa tash dënimi i është konfirmuar nga Gjykata e Apelit. Po ashtu gjykata ka urdhëruar palët që t’i paguajnë viktimës 60 mijë euro si kompensim i dëmit.
Dhunimi i shqiptares ka ndodhur në një klub nate në Milano.