Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Y.D, shtetas i Republikës së Turqisë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Në këtë formë, kolegji i kësaj gjykate, e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 02.05.2018.
Personi në fjalë po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “ Kontrabandim më emigrant” nga neni 170 paragrafi 1. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës s e parë, drejt ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij , konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.