Apeli liron nga akuzat Hysni Hoxhën

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 10:09 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 23 qershorit të vitit të kaluar që ka të bëjë me rastin e ish-kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha.

I akuzuari H.H. është liruar nga akuza se në cilësi të personit zyrtar- kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” .

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, nder të tjera ka gjetur se në rastin konkret, nuk është vërtetuar dashja direkte e të akuzuarit Hysni Hoxha për të kryer veprën penale si element konstituiv i veprës.

Poashtu sipas kësaj gjykate nuk është vërtetuar se me veprimin e tij ka përfituar për vete apo tjetrin dobi pasurore, prandaj vendosi ta liroj të atë nga përgjegjësia penale me bindje të thellë se veprimet e tij nuk hyjnë në sferën penale.

Ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit ishte dënuar për shpërdorim detyre, me 3 vjet burg dhe 3 vjet ndalim të ushtrimit të ndonjë funksioni publik, pasi ai nuk shqyrtoi ankesat e dy kompanive për një tender të Operatorit të Transmisionit, Sistemit dhe Tregut, duke i vlerësuar ato të shqyrtuara më parë.

Të ngjashme