Apeli nuk e bën publik arsyetimin për lirimin e Enver Sekiraçës

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 08:59 | Nga

Asnjë arsyetim nuk është specifikuar në vendimin e Gjykatës së Apelit përmes së cilit dy ditë më parë i është mundësuar Enver Sekiraçës lirimi nga paraburgimi.

Baza e arsyetimit, sipas vendimit të siguruar nga “Koha Ditore”, është thënë se “do të jepet (bëhet publike) me kohë”, duke mos përmendur kurrfarë periudhe kohore.

Edhe me gjithë insistimin e gazetës, Gjykata ka refuzuar që të japë detaje rreth arsyetimit. Ka thënë vetëm se gjithçka do të bëhet publike kur të nxirret vendimi rreth ankesave ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, e cila vitin e kaluar e ka dënuar Sekiraçën me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Ndërkohë lirimi i Sekiraçës ka ngjallur reagime të zyrtarëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile, të cilët e vlerësojnë këtë vendim si dështim të drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme