Apeli refuzon ankesën e ministres Rozeta Hajdari, vërteton aktgjykimin me të cilin u dënua me 200 euro gjobë

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit, ka refuzuar ankesën e ministres Rozeta Hajdari, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishte dënuar me 200 euro gjobë lidhur me aksidentin ku ishte goditur me veturë një fëmijë.

Me aktgjykimin e 23 tetorit 2023, Themelorja po ashtu kishte obliguar Hajdarin që të paguajë shumën prej 100 euro për mendimin e ekspertit të komunikacionit dhe 900 euro për super-ekspertizë, ndërsa 50 euro për ekspertizë mjeko-ligjore, sipas “Betimi për Drejtësi’.

Por, Apeli sipas aktgjykimit të 15 dhjetorit 2023 të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, refuzoi si të pabazuar ankesën e ministres Hajdari të paraqitur ndaj vendimit të shkallës së parë, kurse u hodh poshtë si e palejuar ankesa e përfaqësuesit me autorizim të të dëmtuarës I.B., avokatit Florim Shefqeti.

Ministrja Hajdari, përmes avokatit Alban Makolli, kishte ushtruar ankesë me pretendimet për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës së kundërvajtjes, aplikimit të gabuar të ligjit material, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe vendimit për shpenzimet e procedurës kundërvajtëse.

Të ngjashme